I theu hundën Enrikes, Tasoti: E pagova shtrenjtë për atë rast, humba…

13 Tetor 2020

Mauro Tasoti u bë i famshëm në një mënyrë që nuk do të donte, në Botërorin e SHBA- ve në vitin 1994, për goditjen fatale që i dha Luis Enrikes duke i thyer hundën. Një “fotografi” që bëri xhiron e botës, ku trajneri aktual i Spanjës u ngrit me hundën e thyer duke e ofenduar italianin.

Tasoti është sot ndihmësi dhe krahu i djathtë i Shevçenkos tek Ukraina, të cilët sot në mbrëmje do të takohen me njëri-tjetrin. Ai veprim e ndëshkoi Tatosin, i cili nuk u rikthye më kurrë të luante me kombëtaren italiane pasi e përjashtuan për 8 ndeshje. Ishte hera e parë në futboll që u përdorën pamjet televizive për të dënuar një lojtar.

“Për mua ishte katastrofë. Kisha mundësinë që të luaja një gjysmëfinale dhe një finale Botërori në moshën 34-vjeçare. Por gabova dhe fati më bëri që të paguaja. Në karrierën futbol- listike ka momente të tilla dhe duhet t’i pranojmë. Unë e pranoj që gabova, por ishte një gjest instiktiv. Për fat të keq Enrikes iu thye hunda, sepse nëse kjo nuk do të ndodhte do të kalonte pa shumë polemika”, tha legjen- da milaniste.

Ai foli edhe për Ansu Fatinë, për të cilin tha se rruga për t’u bërë kampion është e gjatë. “Është talent i madh, por ka shumë punë për të qenë në nivelet e Ronaldos dhe Mesit”, përfundoi Tasoti. Ditën e sotme sigurisht që do të shkëmbejnë ndonjë batutë, sepse Enrike e di që ato që ndodhën në fushën e lojës janë harruar.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com