Iannone kërkon fitore: Belen e vetmja dashuri

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Janar 2018 18:26
Iannone më pas lëshon veten dhe zbulon marrëdhënien në raport me Belen Rodriguez

Për Andrea Iannone sezoni i kaluar nuk ka qenë i lehtë. Të njëjtën gjë piloti e ka rrëfyer edhe për Riders Magazine. E shkuara në ekipin e Borgo Panigale te Suzuki ka qenë një goditje e vështirë. “Të jesh pilot zyrtar i Ducati, përherë në pozicionet e para, të arrish në 18 është një gjë e papritur, ishte diçka e papritur, isha i papërgatitur, mora një goditje nga ato të vështirat”. Objektivi për vitin 2018 është i qartë: “Dua të vitoj. Jam mësuar të jem më i duruar, më realist, kjo ndodh përherë. Dua të fitoj çdo gjë që vlen”.

Iannone më pas lëshon veten dhe zbulon marrëdhënien në raport me Belen Rodriguez, me rëndësinë që “showgirl”-i ka dëshiruar që të vazhdojë ta ketë në jetën e tij. “Në Ibiza zgjohesha shpejt për t’u stërvitur, sepse e dija që ajo zgjohej në orën një, kështu kur kisha përfunduar mund të shkoja ta gjeja”. Ai e përmbledh, duke i siguruar tifozëve se mbetet një prioritet: “Motori është jeta ime, jeta e familjes time është ajo, garantoj që për mua është diçka vërtet e bukur”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike