Ibra afrohet më tepër me Milan-in: Duhet t’ua shlyej

Zlatan Ibrahimovic vijon që të ketë dëshirë që të veshë ngjyrat kuqezi, këtë e konfirmon me deklaratën e radhës që ai ka dhënë: “Që Milan-i më pëlqen, ky nuk është sekret, ka interesim për një rikthim. Po apo jo? Nuk mund të them jo, por as po nuk mundem, të shohim… Më kanë trajtuar mirë, vija nga trishtimi i Barcelona-s dhe më kanë rikthyer buzëqeshjen. Duhet t’ua shlyej”. Suedezi gjithsesi mbetet i pabalancuar: “Do të jem edhe për një vit tjetër në Los Angeles”.

Më tej Ibra i ka rrëfyer në këtë mënyrë vitet e tij si milanist: “Kemi fituar, jam shpallur kryegolashënues, klub pozitiv me atmosferë fantastike. Dhe kishte një “gardë të vjetër”, lojtarë të vjetër që unë kam pasur fatin të luaj dhe të fitojmë. Kam kaluar dy vite shumë të bukur, nuk dëshiroja që të largohesha, por më pas përfundova te PSG”.

Ndërsa e shpreh kështu eksperiencën e tij te Barcelona: “Gjashtë muajt e parë shkuan mirë dhe më pas çdo gjë shkoi në mënyrën më të keqe. Guardiola kishte një problem me mua dhe nuk doja të afrohesha, nuk mund të isha vetvetja, dyshimi i tij më bëri që të dyshoja te aftësitë e mia. Mësova shumë, por…” këto janë fjalët që Ibra i tha për “Vanity Fair”. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan