Ibra mërzit United, Reali me një sy nga SHBA

27 Tetor 2018

Zlatan Ibrahimovich e ka përjashtuar një rikthim të tij te Mancheter United në janar në formë huazimi. Por suedezi shmangu përgjigjen pas një pyetje që ai të firmoste te Real Madridi. Sulmuesi 37 vjeçar, aktualisht po luan te LA Galaxy në MLS.

Ai ishte jesh e “Djajve të kuq” për një sezon e gjysmë, ndërkohë që më pas vendosi të vazhdonte karrierën në SHBA. Në javët e fundit janë shtuar zërat se trajneri Jose Mourinho po mendon ta rikthejë Ibran sërish në “Old Trafford”.

Aktualisht dy sulmuesit, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, po vuajnë që të japin më të mirën e tyre, duke detyruar teknikun që të shikojë për alternativa të tjera.

“Kthim tek United? Nuk e kam mendjen aty. Ndodhem këtu, jam i lumtur dhe kam një ndeshje të dielën. Këtu e kam përqendrimin.”

Dhe meqë ra fjala, jam edhe i shtrenjtë.”, tha Ibra për bein SPORT. Por kur u pyet për një kalim te Reali, ndërsa më parë ka luajtur te Barça, ai u përgjigj shpejt. “Përqendrimin e kam të dielën te takimi, faleminderit”, më pas u largua.

Nëse LA Galaxy fiton ndaj Houston Dynamo, atëherë sigurojnë kalimin në play offs. Ibra ka shënuar 22 gola në 26 takime për ekipin amerikan /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan