Ibra zyrtarizon lamtumirën dhe thumbon MLS: Tani shihni prapë baseboll

14 Nëntor 2019

Zlatan Ibrahimovic I thotë zyrtarisht lamtumirë Los Angeles Galaxy dhe kampionatit amerikan, ndërsa e bën këtë sipas mënyrës së tij krejt origjinale, pa asnjë shenjë modestie dhe sigurisht me një “thumb” për të gjithë ata që nuk e deshën në MLS. Me anë të një postimi në “Twitter”, sulmuesi suedez përdor në fillim shprehjen e famshme të Julius Caesar “Veni, Vidi, Vici”. “Erdha, pashë, fitova”, thotë Ibrahimovic, që më pas me ironi, por edhe me sens humori i fton amerikanët që të kthehen të ndjekin vetëm baseboll.

Ibra

Një lamtumirë krejt e veçantë që mban frimën e Zlatan, që tashmë duhet të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën. Vazhdon të marrë kuota rikthimi i tij në Serie A. Shumë skuadra të kampionatit italian e presin me krahë hapur, por më afër se të gjithë të tjerët është Milan. Mediat përtej Adriatikut vazhdojnë ta bëjnë thuajse të kryer këtë transferim, duke e konsideruar sulmuesin suedez njeriun e duhur për të ndryshuar sezonin zhgënjyes të skuadrës kuqezi.

1573693484 819172 1573693635 Noticia Normal

Gjithsesi, ende duhet gjetur formula e duhur. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, Ibrahimovic dhe agjenti i tij Mino Raiola kërkojnë një kontratë 18 mujore për 8 milion euro, ndërsa në klubin kuqezi pretendojnë si fillim një lidhje 6 mujore me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan