Ibrahimovic dëshiron ta përfundojë karrierën në Itali

15 Nëntor 2019

Trajneri i LA Galaxy, Guillermo Barros Schelotto, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic dëshiron ta përfundojë karrierën në Itali, te Napoli apo te Milani.

Sulmuesi veteran ka konfirmuar se do të largohet nga klubi amerikan në muajin e ardhshëm dhe tashmë po spekulohet për destinacionin e tij.

Lexo po ashtu: Ibrahimovic konfirmon largimin nga La Galaxy

“Nuk e di se çfarë do të bëjë tash Ibra. Ai është lojtar i mrekullueshëm, por nuk e di se cili do të jetë hapi i tij i radhës, ndoshta do ta përfundojë karrierën te Napoli apo te Milani”.

“Nuk e di se ku, por ai e meriton dhe dëshiron ta përfundojë karrierën në Itali”, ka deklaruar Schelotto për Radio Kiss Kiss.

Njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për të është Napoli, ku është trajner Carlo Ancelotti, i cili ka punuar me 38-vjeçarin te Paris Saint-Germaini. Ndërsa Milani është një prej ish-klubeve të tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan