Ibrahimovic mund të qëndrojë te Milan, por ka një kusht për “Djallin”

19 Maj 2020

Profesionalizmi i Zlatan Ibrahimovic nuk mund të vihet në dyshim. Kur të gjithë pushonin, ai preferoi të qëndronte në Suedi, në mënyrë që të stërvitej normalisht. Edhe pas rikthimit në Itali, sulmuesi vendosi të kalojë karantinën në Milanello, ku vijon të përgatitet me shpresën se Serie A do të rinisë për të mbyllue sezonin. Por deri atëherë, Ibra duhet të zgjidhë dyshimet për të ardhmen. Milan ka ndryshuar kurs prej javësh dhe tani është vetë administratori i deleguar I klubit kuqezi, Ivan Gazidis që kërkon qëndrimin e tij edhe për sezonin e ardhshëm.

57a42321a48b1cc46b707747bf157046 1200×675

Sipas mediave italiane edhe Zlatan mendon të vijojë karrierën me Milan. Duke qëndruar në raportimet e të përditëshmeve përtej Adriatikut, që citojnë burime pranë sulmuesit, ai I ka pohuar miqëve këtë ide, por duke nënvizuar se “nuk është çështje parashë”. Kjo do të thotë se kushti i rëndësishëm që Milan duhet të plotësojë për të bindur Ibrahimovic ka të bëjë me prezantimin e një projekti “fitues”, që do ta kthente skuadrën kuqezi kompetivive në Serie A.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan