Ibrahimovic mungon një muaj

26 Maj 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të mungojë rreth një muaj, pasi ekzaminimet mjekësore kanë treguar një lëndim në muskulin e pasmë të poshtëm të këmbës (m. Soleus).

Pas largimit nga stërvitjet e të hënës u dyshua se dëmtimi qëndronte në tetivën e Akilit, mirëpo testet mjekësore treguan të hënën se lëndimi është më i lehtë – njofton Sky Sport Italia.

Përmes një njoftimi, Rossonerët kanë njoftuar se 38-vjeçari e ka lënduar muskulin soleus në pjesën e pasme të kërcirit gjatë përfundimit të seancës stërvitore.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ibra do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sërish pas dhjetë ditëve për të mësuar se shkallën e përmirësimit dhe kohëzgjatjen e mëtutjeshme të rikuperimit.

Lexo po ashtu: Ibra lëndohet në stërvitje, dyshime për rikthim të një problemi të mëparshëm

Nëse gjithçka shkon mirë, Zlatan do të mund të luajë brenda një muaji, që do të thotë se do të mund t’i ndihmojë Milanit për ta kompletuar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan