Icardi – Dybala i japin suksesin Argjentinës ndaj Meksikës (video)

Icardi – Dybala i japin suksesin Argjentinës ndaj Meksikës (video)

Më në fund ia dolën. Mauro Icardi dhe Paulo Dybala ishin protagonistët e suksesit të arritur nga Argjentina në përballjen kundër Meksikës e shënuan golat e tyre të parë me kombëtaren. Albiçelestet shfaqën siguri në fushë edhe pse me ekipin nuk ishte ylli, Lionel Messi.

Argjentina mori fitoren e dytë ndaj Meksikës në pak ditë me po të njëjtin rezultat. Kapiteni i Interit shënoi golin e tij të parë me kombëtare që në minutën e 2-të të takimit. Icardi mori topin dhe bëri përpara mes dy lojtarëve dhe shënoi. Në minutën e 81-të, ai ia la vendin në fushë sulmuesit bardhezi, i cili nuk zhgënjeu por shënoi 6 minuta më pas, duke vulosur fitoren.

Argjentina e trajnerit Lionel Scaloni pas botërorit ka arritur 4 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim, e kjo tregon se trajneri është në rrugën e duhur për të siguruar konfirmimin në stol. Kombëtarja po bëhet gati Copa America-n që do të luhet në 2019 në Brazil.

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.