Icardi e harron shpejtë Interin: PSG, skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur

28 Tetor 2019

Mauro Icardi është larguar këtë verë nga Interi për të kaluar tek kampionët e Francës, Paris Saint Germain.

Sulmuesi francez u largua nga Neroazurët pas shumë polemikave e dënimeve që mori nga ish-klubi i tij.

Edhe pse është vetëm i huazuar në Parc de Princes, Icardi ka shkëlqyer me gola duke u bërë njëri nga më të rëndësishmit në Paris.

Pas fitores së thellë në derbi ndaj Marseilles, ku Icardi shënoi dy gola, argjentinasi ka thënë se PSG është skuadra më e mirë në të cilën ka luajtur, duke harruar tanimë Interin.

Mauro Icardi. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“PSG është ekipi më i mirë në të cilin kam luajtur. Jam shumë i lumtur me këtë fitore, e dinim sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje”, tha Icardi.

Tutje argjentinasi foli edhe për golat e shumtë që po shënon me parisienët.

“Jam shumë i lumtur edhe me dy golat e shënuar. Kam ardhur këtu për të shënuar dhe besoj se mund ta realizojë edhe shumë gola. Në të kaluarën kam luajtur me lojtarë të shkëlqyer, por PSG pa pikë dyshimi është ekipi më i mirë që kam luajtur”, përfundoi Icardi.

26-vjeçari ka zhvilluar shtatë ndeshje me Parisin ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/

www.telegrafi.com