Icardi lakuriq në diell. Wanda: Shpresoj të mos fryjë erë

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
10 Janar 2018 20:46

Relaks “i nxehtë” për kapitenin e Interit dhe për gruan e tij në Maldive. Gruaja e tij është dhe menaxherja e tij, ndërsa ajo sheh fotografinë e bashkëshortit të saj në Instagram, nuk vonon të komentojë: “Shpresoj të mos fryjë erë”, duke përfolur kapelen e tij të vendosur mbi gjenitale.

Becca Edwards, të lë pa frymë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 16:44

Becca Edwards, është një nga divat më seksi që linjat e ndryshme të veshjeve të brendshme. Modelja britanike, ka zgjedhur që të jetojë dhe vazhdojë karrierën e saj në Australi që nga viti 2014-të. 26-vjeçarja mori famë nga spektakli “Ex on the beach” në versionin anglez, vitin që kaloi (2017-të). Sportmediaset i ka kushtuar një artikull të shkurtër bukuroshes me titullin “ Beça Edëards, të lë pa frymë”. Mbase me të drejtë, pasi mjafton që të shikoni fotot e saj dhe me siguri do të jeni dakord edhe ju me këtë përshkrim.

Ajo është tejet seksi dhe ka një sensualitet që natyrisht, për atë është përzgjedhur si një nga modelet më të suksesshme të bikinit. Becca ka 431 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk nguron që të postojë foto të ndryshme nga jeta e saj, veçanërisht nuk mungojnë ato me të brendshme. /EDS/

Immobile shfaqet romantik nëpër rrugët e Milanos...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 13:33

Ciro Immobile është fotografuar në Milano me bashkëshorten e tij teksa kanë dalë për të bërë edhe shopping. Çifti simpatik nuk ka hezituar që të shkëmbejë edhe një puthje romantike gjatë xhiros. Duket që 28-vjeçari është shumë i lumtur pranë partneres së tij dhe pas fitores 4-0 në fundjavë ndaj Sampdorias, ku realizoi edhe dy gola.

Ylli i kryeqytetasve duhet të jetë gati dhe në top-formë për ndeshjen e radhës që do të luajnë të dielën ndaj Torinos në transfertë. Takim i vlefshëm për javën e 35-të të Serie A, ku djemtë e Simone Inzaghit do të kërkojnë tre pikët që të sigurojnë një vend për në Champions. Gara në javët e fundit të kampionatit është akoma më e fortë, pasi Roma, Lazio janë me pikë të barabarta në renditje përkatësisht 67 secila, ndërsa Inter i pozicionuar në vendin e pestë me një pikë më pak. Zikaltërit do të përballen me kryesuesin, Juventusin, i cili ka një pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, që tashmë zyrtarisht kërkon t'i marrë titullin, pasi e mundi në "Allianz Stadium" në fundjavë. /EDS/

Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 15:38

Riselda Selaj, është padyshim një ndër sportistet më të bukura shqiptare. Mjafton të shikoni fotot dhe padyshim që do të jeni dakord me këtë. E lindur më 7 prill të vitit 1993, Riselda është gjimnastja e parë shqiptare që ka fituar 5 medalje ari në një garë ndërkombëtare. Përveç kësaj, bukuroshja ka fituar dy herë radhazi pesë medalje në të njëjtën garë ndërkombëtare.

Ndër vite, 25-vjeçarja është shpallur gjimnastja më e mirë në vend ndërsa ka marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian dhe në Festivalin Olimpik Rinor Evropian, ku ka bërë shfaqje tejet të mira. Duke parë gjendjen jo të mirë të këtij sporti në vend, Selaj vendosi që të tërhiqet dhe të fokusohet tek shkolla dhe profesioni i saj. Ajo momentalisht punon në Bashkinë e Tiranës, ndërsa më parë ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Riselda ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Kompjuterike në kryeqytet. /EDS/

Gjyqtarja seksi lë futbollin për... pushime në Dubai

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Prill 2018 11:20

Është një ndër vajzat e bukura që ka hyrë së fundmi në futbollin shqiptar. Flasim për gjyqtaren e re të futbollit, Xhoana Malkon, e cila pasi la Greqinë, u fokusua në futbollin shqiptar në fushën e gjykimit. 19-vjeçarja dallon për postimet e pafundme në rrjetet sociale, jo vetëm nga ndeshjet e saj. Ndodh shpesh të tregojë edhe format e saj, si një pjesë e mirë vajzave ditët e sotme.

Kjo e ka bërë edhe një nga vajzat më të bukura të sportit shqiptar. Së fundmi ajo është në Dubai për pushime dhe rrjetet sociale i ka mbushur me foto nga kryeqendra arabe, duke u “zhveshur” edhe për plazh. Në Shqipëri i kemi hequr xhupat, më saktë deri pasdite, pasi më vonë temperaturat ulen. Për Xhoanën është koha për plazh. “Vuaj” Xhoana, “vuaj”! Ne me zor po presim të marrim pushimet.... Por një pyetje për Xhoanën: pse vetëm me pushime, apo sekret?! /EDS/