Icardi-n e duan dy gjigantë, Wanda tregon ofertat

Mauro Icardi vazhdon të ketë interesin e klubeve gjigantë në Evropë. Ylli i Inter-it cilësohet si një nga golashënuesit më të mirë në Evropë, për këtë shumë ekipe kanë kërkuar të marrin shërbimet e tij. Bashkëshortja e tij, njëkohësisht edhe agjente e 24-vjeçarit, Wanda Nara ka konfirmuar interesin e dy klubeve me emër për kapitenin e zikaltërve.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Nara ka thënë: “Kohët e fundit, dy klube shumë me rëndësi kanë shfaqur interes për Mauro-n. Po kujdesem për të ardhmen e tij, do t’i dëgjoj ato, ofertat dhe do të shoh situatën. Emra? Jo emra nuk them dot”.

Britanikja “The Sun” shkruan se dy ekipet që janë në garë për të blerë kartonin e Icardi-t janë Manchester United dhe Real Madrid. Pavarësisht se agjentja e lojtarit nuk pranoi të jepte emra. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan