Icardi një ide e çmendur, por zgjidhja e Milanit vjen nga Madridi

20 Gusht 2019

Milan vazhdon të ketë në krye të listës së blerjeve Angel Correa, por tratativat me Atletico Madrid janë bllokuar për shkak të kërkesës së lartë financiare të klubit madrilen. Ky I fundit pretendon 55 milion euro për kartonin e futbollistit, shifër që nuk afrohet me ofertën e milanistëve. Për këtë arsye, në klubin kuqezi po shqyrtojnë pista të tjera, që gjithsesi të çojnë në Madrid. Pikërisht drejt kryeqytetit spanjoll do të udhëtojnë gjatë javës Maldini dhe Boban, që kanë si mision dy sulmuesit e Realit, Mariano Diaz dhe Luka Jovic.

Real Madrid V Fenerbahce Audi Cup 2019 3rd Place Match

I pari nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidan, por I vlerësuar 20 milion euro, problem mbetet paga e tij e lartë. I ndryshëm është diskutimi për Jovic. Talenti serb ishte një nga blerjet më të rëndësishme të Real Madrid në merkaton e verës.

Inter Milan Eye Luka Jovic Loan Deal From Real Madrid

Ai u ble 60 milion euro nga Eintracht Frankfurt, por nuk ka bindur me paraqitjejet e tij. Madrilenët kërkojnë ta huazojnë, në menyrë që ai të fitojë eksperiencë dhe Milani është një mundësi e mirë, duke para raportin e shkëlqyer mes dy klubeve.

Hi Res 5c01fc72c2a4b693575dc63b60c5731d Crop North

Ndërkohë, mediat italiane zbulojnë të tjera opsione për sulmin e Milanit. Një ide e “çmendur” flet për transferimin e Mauro Icardi nga rivalët e përjetshëm të Inter. Mision i vështirë, por zgjidhja mund të gjehet te bashkëshortja-agjente e sulmuesit, Wanda Nara që nuk dëshiron të shkëputet nga impenjimet personale që e lidhin me Milanon.

Mario Mandzukic Juventus 2018 19 54pwb6x4j00o1epgxdjs8pt9i

Më i lehtë është operacioni që përfshin Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat është lënë jashtë projektit të Juventusit, ndërsa vetëm pak ditë më parë konfirmoi se kërkon të qëndrojë në Itali pasi refuzoi ofertat e rëndësishme të Manchester United dhe Bayern Munich.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan