Icardi: Pas gjithë atyre viteve pa fituar asgjë te Interi, erdha te PSG që të fitoj trofe

23 Shtator 2019

Mauro Icardi ka thënë se u largua nga Interi për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainin, sepse ka ardhur koha që të luajë në një klub fitues, i cili fiton trofe.

Sulmuesi argjentinas u huazua te kampioni i Francës në ditën e fundit të afatit kalimtar, me opsionin e blerjes për 65 milionë euro.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Mauro Icardi

“Erdha këtu të luaj. Nëse vjen me opsionin për të të blerë, e di se lojtari duhet të japë maksimumin, në mënyrë që ta bindë klubin për ta blerë. Do të shohim çfarë do të ndodhë në verën e ardhshme”.

View this post on Instagram

Una noche perfecta en Paris 🇫🇷 Gran victoria de todo el equipo. Vamos por mas 🔴🔵 #allezparis #icicestparis #icardi

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι (@mauroicardi) on Sep 18, 2019 at 4:04pm PDT

“Isha në vitin tim të shtatë te Interi dhe ëndrra ime ishte të luaja në Ligën e Kampionëve me Interin, gjë që e bëra në sezoni e kaluar, por kurrë nuk fituam asgjë”.

“Mendova se kishte ardhur koha që të shkoja te një klub fitues, një klub që sfidon dhe fiton tituj. Është koha për mua që të filloj të fitoj”, ka deklaruar Icardi për Canal Plus. /Telegrafi/

www.telegrafi.com