Ideja e çmendur, Berisha dhe Hysaj në të njëjtën skuadër

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
2 Janar 2018 10:28
Kupa e Italisë ka rezervuar një sfidë mjaft interesante mbrëmjen e sotme. Napoli – Atalanta do të përballen prej orës 20:45, në stadiumin “Sao Paulo”.  Mediet italiane nuk flasin vetëm për çështjen e kualifikimit në këtë sfidë, por edhe për merkato.

Kupa e Italisë ka rezervuar një sfidë mjaft interesante mbrëmjen e sotme. Napoli – Atalanta do të përballen prej orës 20:45, në stadiumin “Sao Paulo”.  Mediet italiane nuk flasin vetëm për çështjen e kualifikimit në këtë sfidë, por edhe për merkato.

Referuar italianëve, Etrit Berisha është një ndër emrat që do të vëzhgohet nga menaxherët e Napolit. “Titi”, në merkaton e verës mund të jetë lëvizja “big” drejt napolitanëve. Ai mund të bashkohet me mbrojtësin Elseid Hysaj, pasi portierit Pepe Reina i skadon kontrata në qershor. Një lëvizje e tillë do të jetë e mirëpritur nga Berisha, pasi bën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Megjithatë, mbeten ende edhe shumë kohë deri në verë.

Portieri do të mbrojë portën e Atalantës nga minuta e parë mbrëmjen e sotme, ndërsa Hysaj është lënë pushim nga trajneri Sarri. /EDS/

Formacionet e mundshme
Napoli
(4-3-3):  Sepe, May, Chiriches, Koulibaly, Mario Rui, Rog, Diawara, Hamsik, Callejon, Mertens, Zielinski. Tr. Sarri.
Atalanta
(3-4-1-2):  Berisha, Toloi, Caldara, Masiello, Chestnuts, De Roon, Freuler, Spinazzola, Cristante, Ilicic, Gomez. Tr. Gasperini.

Parashikimet nga Eduasportin.com: http://eduasportin.com/parashikime  

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike