Ideja e Gattusos ‘çmend’ milanistët, do të rikthejë një ish

Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në “San Siro”, por me fanellën e Milan. Trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso po mendon të rikthejë në ‘shtëpi’ ish-shokun e tij të skaudrës.  Dëmtimi i Gonzalo Higuain në këto pak ndeshje reflektoi problemin në fazën e sulmit që ka ekipi. Ndaj, Gattuso ka vendosur që të lëvizë ‘gurët’ për të gjetur një sulmues që t’a ndihmojë për të siguruar Ligën e Kampionëve dhe të triumfojë në Europa League. Pak muaj para se të fillojë merkato e dimrit, tekniku italian ka në plan të rikthejë në “San Siro” pikërisht bomberin suedez, Zlatan Ibrahimovic. 37-vjeçari aktualisht luan në kampionatin amerikan me Los Angeles Galaxy. Ekip me të cilin ka nënshkruar një kontratë që e mban lidhur deri në dhjetor të 2019-ës, por nuk e përjashton një largim të afërt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës- shkruan “Corriere della Sera”.  

Edhe pse nuk ka moshën e një lojtari të ri shpërthyes, Ibra beso se është në gjendje të luajë të paktën edhe dy sezone të tjera. Ai ka deklaruar se dëshiron ta mbyllë karrierën profesionale në Malmo, por kjo nuk do të ndodhë së shpejti, ndaj mundësia për t’u rikthyer në Milano është e madhe. Sulmuesi shtatlartë e ka pranuar gjithmonë dashurinë që ka për kuqezinjtë, të cilët i ka cilësuar si një familje. Kur bëhet fjalë për Milanin, ai është gjithnjë gati për të marrë avionin dhe të diskutojë detajet e kontratës. Megjithatë, le të shohim se çfarë do të ndodhë në janar. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.