Ideja e re, Liga e Kampionëve në Portugali me një ‘Final 8’?

02 Qershor 2020

UEFA dhe ECA thuhet se po bisedojnë për një ‘Plan B’ sa i përket Ligës së Kampionëve, duke menduar për një turne “Final 8” që do të zhvillohej në Portugali dhe do të përfundonte më 22 gusht.

Plani aktualisht është që të përfundojë gara në formatin e zakonshëm, ku fillimisht do të përfundonin ndeshjet e mbetura të raundit 1/16.

Gara do të vazhdojë përafërsisht nga 4 deri në 29 gusht me planin aktual.

 

Sipas Mundo Deportivo, ekziston një ‘Plan B’ që po diskutohet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA dhe Shoqata Evropiane e Klubeve, Presidenti i të cilit është drejtuesi i Juventusit, Andrea Agnelli.

Ky plan do tua mundësonte klubeve që të takoheshin në një ‘Final 8’, ku do të zhvillohej një ndeshje dhe fituesi do të zgjidhej brenda ditës, me kohë shtesë dhe penallti nëse nuk mbyllet brenda 90 minutave.

Kjo do tua lejonte klubeve të zvogëlojnë numrin e ndeshjeve, por edhe të minimizojnë udhëtimet gjatë një pandemie.

Stambolli kishte për qëllim të priste finalen e Ligës së Kampionëve, por shqetësimet për sigurinë mund të bëjnë ndryshimin e vendit.

Mundo Deportivo shkruan se Portugalia dhe konkretisht Lisbona do të ishte mikpritja ideale, pasi ky vend ka qenë relativisht i pa ndikuar nga COVID-19.

Stadiumet e tyre janë gjithashtu shumë të reja pasi e kanë mbajtur Euro 2004, ndërsa nuk do të kishte ndonjë avantazh për klubet, pasi të gjitha klubet portugeze janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Gjermania ishte përmendur gjithashtu si një mikpritës i mundshëm, por Portugalia do t;i zgjidhte shumë çështje tjera. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan