Ideja më e çmendur në Angli, ofertë për duel të veçantë Conte-Mourinho!

Antionio Conte vs Hose Mourinho. I imagjinoni dot në një ring të përballen mes tyre? Ka edhe nga ata që e mendojnë ta organizojnë diçka të tillë. Eddie Hearn është një promotor i njohur ndeshjesh boksi dhe flet në lidhje me një përballje të mundshme në ring të dy teknikëve. “Të dy janë shumë pasionantë, do të doja ta bëjë ndeshjen, do mund të bënim shumë para, por mendoj se duhet t’i përmbahen futbollit. I shoh ata në anësore rregullisht dhe janë të zjarrtë e të pasionuar, i ka të gjitha shanset për t’u bërë ndeshje e madhe”, thotë fillimisht Heran për “The Sun”.

“Është e vështirë t’i mundësh italianët për nga stili, por Mourinho ëshët marrë më parë me boks dhe mund të ketë mësuar disa gjëra nga Anthony Joshua. Ai ka ardhur në disa ndeshje të tij, është ulur atje dhe mund të ketë mësuar pak. Ai ka energjinë, Conte ka stilin”, shton Hearn, që më pas zgjedh edhe fituesin.

“Mbi të gjitha unë shkon me Mourinho-n, mendoj se është ai djali fitues. Nuk jam i sigurt nëse ne mund ta organizojmë ndonjëherë këtë ndeshje. Mund ta imagjinoni të përpiqesh të negociosh me ata të dy?!”, përfundoi Eddie Heran. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan