Igli Tare përgatit goditjen me parametra zero, gati kontrata 3-vjeçare për ish-sulmuesin e Napolit

22 Shtator 2020

Hoze Maria Kajehon vendosi të largohet nga Napoli, aty ku ai luante prej 7 sezonesh dhe tashmë është një lojtar i lirë teksa po kërkon për një ekip të ri.

Lojtari dukej afër kalimit te Vijareali në Spanjë, por së fundmi në skenë ka dalë një interesim i Lacios, që ka bërë që bisedimet mes lojtarit dhe klubit spanjoll të ngecin.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Lacio ka nisur kontaktet me 33-vjeçarin dhe duan ta afrojnë në skuadër.

Igli Tare e pëlqen shumë sulmuesin spanjoll dhe po përgatitet për ta marrë te Lacio. Gjithashtu për Kajehonin është gati edhe një kontratë 3-vjeçare me 2.2 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan