Ikën Conte, Chelsea sytë nga ish-trajneri i Barcelonës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 10:00
Në garë edhe trajneri i kampionëve të Italisë

Antonio Conte është pothuajse i larguar në fund të këtij sezoni nga skuadra e Chelsea-t, ose edhe më përpara në rast se konkretizohet më shpejt marrëveshja për të marrë drejtimin e Kombëtares italiane. Dhe klubi londinez po mendon edhe për alternativat e mundshme që do ta zëvendësojnë atë në stol.

Sipas “Daily Mail”, emri i ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique është më favorit dhe emri i tij ëhstë i pëlqyer si nga tifozët ashtu edhe nga klubi. Por, jo më pas si alternativë e preferuar qëndron edhe trajneri i Juventusit, Allegri. Madje ky i fundit ka pasur edhe një telefonatë nga drejtuesit e Chelsea-s për një takim të mundshëm me ta. Megjithatë Allegri është edhe një kandidat potencial për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike