Ilir Daja zbulon se pse ky është titulli më i bukur i tij

Trajneri Ilir Daja padiskutim ishte çelësi i suksesit të këtij Skënderbeu të madh që dominoi Kategorinë Superiore duke mos e diskutuar për asnjë moment titullin. Ky është titulli i tretë për trajnerin Daja, por ndoshta edhe më i bukur dhe ka një arsye të fortë përse është kështu.

“Nuk kemi asnjë peng, qershia mbi tortë do të ishte trofeu i Kupës së Shqipërisë. Në Evropë jemi përballur si të barabartë me rivalët, kemi kaluar situata të vështira pas penaliteteve nga UEFA, por kemi qenë të fortë për të përballur gjithçka. Ky qytet i mrekullueshëm e meriton këtë trofe. Të gjithë jemi koshient, se ky ishte trofe shumë i merituar”, tha Daja për “RTSH”.

Titulli më i vëçantë – “Çdo titull ka të veçantat e veta, por në pjesën e parë kemi bërë dy kampionate paralelisht. Pra kemi luajtur mjaft mirë në Evropë, por edhe në kampionat”.

A duhet të mbyllej kështu – “Sigurisht që doja të mbyllej kështu, marr përgjegjësitë e mia në tre ndeshjet e fundit. Çdo lojtar që dëshiron të bëhet pjesë e formacionit duhet të japë më të mirën. Te Skënderbeu të gjithë duhet të japin maksimumin dhe çdo lojtar kërkon më të mirën. Më vjen keq që disa kanë thënë, se po i mësojmë lojtarët të sillen ndryshe në fushë”.

E ardhmja te Skënderbeu – “Besoj se po. Kemi rënë parimisht dakord për gjithçka dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Këtë sezon do të tentojmë diçka më shumë”.

Festa – “Lojtarët nuk do t’a teprojne me pijen se janë profesionistë. Na ka mbetur vetëm Kupa, që ta mbyllim siç duhet sezonin. Nesër në orën 18:30 nis stërvitja për Kupën”. /EDS/

***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan