Immobile shfaqet romantik nëpër rrugët e Milanos...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 13:33

Ciro Immobile është fotografuar në Milano me bashkëshorten e tij teksa kanë dalë për të bërë edhe shopping. Çifti simpatik nuk ka hezituar që të shkëmbejë edhe një puthje romantike gjatë xhiros. Duket që 28-vjeçari është shumë i lumtur pranë partneres së tij dhe pas fitores 4-0 në fundjavë ndaj Sampdorias, ku realizoi edhe dy gola.

Ylli i kryeqytetasve duhet të jetë gati dhe në top-formë për ndeshjen e radhës që do të luajnë të dielën ndaj Torinos në transfertë. Takim i vlefshëm për javën e 35-të të Serie A, ku djemtë e Simone Inzaghit do të kërkojnë tre pikët që të sigurojnë një vend për në Champions. Gara në javët e fundit të kampionatit është akoma më e fortë, pasi Roma, Lazio janë me pikë të barabarta në renditje përkatësisht 67 secila, ndërsa Inter i pozicionuar në vendin e pestë me një pikë më pak. Zikaltërit do të përballen me kryesuesin, Juventusin, i cili ka një pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, që tashmë zyrtarisht kërkon t'i marrë titullin, pasi e mundi në "Allianz Stadium" në fundjavë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike