Iniciativa speciale e Juventusit, për çdo gol do të mbjellë… 200 pemë

02 Nëntor 2020

Për çdo gol të shënuar, 200 pemë më shumë. Është kjo iniciativa e nisur nga klubi i Juventusit së fundmi, një mënyrë kjo për të marrë disa përgjegjësi më shumë për ruajtjen e ambientit dhe për ta bërë botën një vend më të mirë. Pikërisht me këto fjalë shoqërohet edhe lajmi në vetë uebsajtin e kampionëve të Italisë:

“Kjo është një nismë ambicioze nga ana jonë. E kemi mirëpritur menjëherë ftesën ‘Një pemë e mbjellë’, prandaj për çdo gol që Juventusi do të shënojë nga sot (dje) kundër Specias e deri në fund të sezonit do të përkthehet edhe me 200 pemë të mbjella, nga ana e klubit tonë. Duam të ndihmojmë, të gjenerojmë një impakt pozitiv për planetin tonë”, shkruhej ne uebin e Juves.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan