Iniesta: Depresioni është i tmerrshëm, Mourinho solli urrejtje

Don Andres Iniesta është rrëfyer në një bisedë të gjatë për programin televiziv spanjoll “Salvados”, duke folur gati për gjithçka. Nga fëmijëria me probleme, për momentet e tmerrshme të depresionit, deri për të tashmen midis lamtumirës nga ekipi kombëtar dhe mbërritjes në Japoni.

Iniesta është një legjendë e Barcelonës, por nuk është aspak katalanas. Në të vërtetë, Fuentealbilla e tij është më afër…. Madridit. Por, për kë bënte tifo kur ishte i ri? “Kur isha fëmijë isha midis Albacetes dhe Barças. Por një ditë Barça na bëri shtatë gola dhe më ndodhi diçka e çuditshme: unë u dëshpërova dhe për një kohë fillova të ndiqja Real Madridin … “

Diçka e çuditshme, duke pasur parasysh rivalitetin me Los Blancos. Rivalitet që me Mourinhon në stol bëhet akoma edhe më i theksuar. “Mourinho ka qenë shkaku kryesor i marrëdhënieve të këqija në atë periudhe midis Barças dhe Madridit. Ajo situatë ka shkaktuar shumë dëme për ekipin kombëtar, për shokët e mi. Ishte diçka absurde. Nuk kishte vetëm rivalitet, por edhe urrejtje. Ishte diçka e padurueshme “.

Sikurse depresioni, i cili e goditi atë pas tripletës me Barcelonën, pikërisht në vitin e Botërorit. “Në një situatë të tillë nuk ndjen asgjë, nuk mund t’i kuptosh gjërat. Mezi prisja natën për të marrë një pilulë dhe të pushoja. Depresioni është i tmerrshëm, kur e ke atë nuk je më vetvetja. Dhe kur je në atë pikë është e komplikuar të kontrollosh jetën tënde. ” /EDS/
***********************
Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.