Inter, Ausilio i mahnitur nga këta dy lojtarë

Inter, Ausilio i mahnitur nga këta dy lojtarë

Sipas raporteve të fundit nga gazeta prestigjoze “Corriere dello Sport”, Inter synon të përforcojë mesfushorin e tyre gjatë merkatos së verës dhe tashmë ka identifikuar dy objektiva të mundshëm. Karol Linetty dhe Dennis Praet kanë impresionuar gjatë këtij sezoni me Sampdoria-n, duke u përmirësuar me shpejtësi nën drejtimin e trajnerit Marco Giampaolo. Drejtori sportiv i zikaltrve Piero Ausilio po planifikon të diskutojë mbrëmjen e sotme me drejtuesit e Samp, pasi ata do të jenë të pranishëm në ndeshjen midis Romës dhe Shakhtar Donetsk në Champions League.

Në të vërtetë, Luciano Spalletti thuhet se është shumë i impresionuar nga ritmi me të cilin ato po zhvillohen në “Marassi” dhe do të mirëpriste mundësinë për të punuar me ta në Milano sezonin e ardhshëm. Megjithatë, konkurenca do të jetë e ashpër për të siguruar shërbimet e tyre. Praet ishte kërkuar nga Juventusi në merkaton e janarit, ndërsa thuhet se disa klube të Bundesliga-s kanë kërkuar informacion tek Sampdoria për 23-vjeçarin. /EDS/