Inter merr lajmin e madh, zikaltërit i shpëtojnë Koronavirus. Futbollistët përfundojnë karantinën

23 Mars 2020

Pasi mbrojtësi i Juventus, Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Covid-19 menjëherë pas ndeshjes kundër Inter, në klubin zikaltër u frikësuan se edhe lojtarët e tij mund të ishin infektuar. Për këtë arsye gjithë skuadra dhe stafi teknik u izoluan sipas protokollit mjekësor.

Gettyimages 1174188275

Karantina 14 ditore ka përfunduar sot dhe sipas klubit interist asnjë prej lojtarëve apo stafit nuk ka shfaqur simptoma të Koronavirus, çka e ka bërë të panevojshëm testin me tamponë. Inter ka caktuar 25 marsin si datën për t;u kthyer në stërvitje, por asgjë nuk është e sigurt duke parë situatën e vështirë në Milano dhe Lombardi. Për këtë arsye, Antonio Conte dhe klubi zikaltër pritet të shtyjnë rinisjen e seancave stërvirore.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com