Inter në ankth, vjen paralajmërimi i parë nga Barcelona

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida i ka kërkuar Interit që të shpejtojë negociatat e tyre për mesfushorin Rafinha. 25-vjeçari është në huazim në “San Siro” nga kampionët e Spanjës, por ka shfaqur dëshirën për të qëndruar në Serie A te zikaltrit. “Klube të tjera janë të interesuara për të”, tha Braida. Rafinha iu bashkua Interit me një huazim për gjashtë muaj nga Barcelona në janar dhe ndihmoi zikaltirit të kualifikoheshin për në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, por marrëveshja nuk përfshin mundësinë e një transferimi të përhershëm për mesfushorin. “Është e mundur që ai të qëndrojë në Inter, por asgjë nuk është vendosur ende. Klube të tjera janë të interesuara për të”, tha ish-drejtori i përgjithshëm i Milanit.

“Rafinha është një djalë i mrekullueshëm dhe lojtar me aftësi shumë të mira teknike. Mendoj se mund të jetë i dobishme për Interin. Ai ka arritur të kapërcejë një kohë të gjatë dhe tani është gati për sezonin e ardhshëm. Duhet kohë për të arritur një marrëveshje”, vazhdoi Braida. Pas një fillimi të vështirë mesfushori që përfaqëson Brazilin në arenën ndërkombëtare është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe interesi ndaj tij është rritur. Problemi qëndron se drejtuesit e Barcelonës mund të rrisin pretendimet dhe zikaltrit duhet të lëvizin më shpejt. “Çmimet e lojtarëve janë të larta dhe merkato ka ndryshuar pas çështjes Neymar. Rafinha është një lojtar që di të bëjë gjëra interesante”, theksoi drejtori i katalanasve. /EDS/

***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan