Inter përgatit një goditje të dyfishtë, në fokus ylli i Realit

Inter do të hidhet në sulm për të arritur një marrëveshje të dyfishtë për Mateo Kovaçiç të Real Madridit dhe William Carvalho të Sporting, nëse kualifikohen për Ligën e Kampionëve. Sipas “Corriere dello Sport”, Inter ka rivendosur tashmë kontaktet me agjentin e Kovaçiç, tre vjet pas shitjes së kroatit në Madrid për 29 milionë euro kundër dëshirave të tyre. Mesfushori ka fituar dy trofe të Champions League me “Los Blancos” në “Santiago Bernabeu”, por ka luftuar për të mbajtur një vend në formacionin fillues dhe gazeta beson se për këtë shkak ai mund të venddosë të largohet Madridi. Mësohet se drejtuesit e Realit të Madridit janë të gatshëm, që ai të largohet nëse zikaltrit kompensojnë atë që ata kanë paguar tre vite më parë.

Përveç Interit, Kovaçiç ka tërhequr interesin e disa klubeve të Serie, kryesisht të Milanit dhe Juventusit. Gjithashtu edhe Klopp ka shfaqur dëshirën për ta afruar në verën, nëse Emre Can largohet drejt “Zonjës së Vjetër”. “Il Corriere” shton se zikaltrit nuk janë duke hequr dorë as nga pista që çon te Carvalho, i cili së fundmi ka rënë nga Sporting. Megjithatë, ata nuk do të ishin në gjendje të përballonin klauzolën e lirimit, e cila është 45 milionë euro dhe përfundon në qershor, duke i dhënë ekipit portugez më shumë opsione në merkaton e transferimit. Deri më tani 26-vjeçari ka grumbulluar 22 ndeshje në Superligën portuegeze, teksa ka shënuar edhe një gol. Portugezi duket se dëshiron një aventurë të re, por kërkesat e Sporting janë të larta dhe ndoshta drejtuesit e Interit nuk janë të gatshëm t’i kënaqin financiarisht. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan