Inter, shahu i Handanovic-it: Perisic është kalë, Borja Valero mbretëresha…

Pushimet dimërore kanë ndihmuar Interin që të rregullojë disa probleme që iu shfaqën gjatë ditëve të fundit në kampionat. Rikuperim i energjive fizike dhe mendore është objektivi primar i Luciano Spallettit, i cili është lideri i vërtetë i skuadrës, siç shpjegon edhe Samir Handanoviç në një intervistë për Inter Tv.

“Tani jemi një grup i bashkuar, në meritë të Spallettit, më shumë se e djemve. Kemi lojtarë optimist, njerëz që mbajnë vendin e tyre dhe që janë normal, këto aspekte e bëjnë grupin që të mos dalë nga asnjë linjë”.

Dhjetorin e shkuar Handanoviç zgjati kontratën e tij me Interin deri në fund të qershorit të vitit 2021, duke vijuar për ngjyrat zikaltër edhe për tre vite. Edhe nëse nuk përjashtohen surprizat në të ardhmen: “Të jesh një shtyllë e Interit? Jam mirë këtu, kemi çdo gjë në dispozicion për të pasur rezultate të mira dhe të çojmë Interin atje ku e meriton. Të qëndroj përjetë? Të shohim”.

Të rejat e sistemit VAR kënaqin Handanoviç, i cili e pret pozitivisht futjen e sistemit “që të jep emocione për shkak të kohës që kërkon”.

Në fund bën lojë shahu, portieri zikaltër bën shaka duke treguar rolet e shokëve të skuadrës: “Kush është oficer? Dikush duhet të bëjë diagonalet, të them është Santon. Skriniar është torra, Borja Valero është mbretëresha. Kali? Të them Perisiç, është kal i çmendur, ka forcën e një kali dhe vrapon në të gjithë krahun”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan