Inter “spastron” mbrojtjen për ti bërë vend Kumbullës, por kujdes nga Lazio!

11 Shtator 2020

Me bekimin e Antonio Conte, dyshja drejtuese e Inter, Marotta-Ausilio, kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin për sezonit të ri. Gjithçka nisi me krahët e mbrojtjes ku transferuan dy anësorë, Hakimi-Kolarov. E gjithë vëmendja është spostuar tashmë në qendër ku i duhet një mbrojtësi i ri për të zëvendësuar të larguarit. “La Gazzetta dello Sport” është ndalur këtë të premte pikërisht te ky repart duke zbuluar objektivat e klubit zikaltër.

Kumbulla

Fillimisht, “La Gazzetta” e bën të sigurt largimin e Godin. Mbrojtësi uruguaian do të transferohet gradis tek Cagliari, ky është një fakt i kryer që pret vetëm konfirmimin zyrtarë. E njëjta linjë është ndjekur edhe me Ranocchia i cili do të transferohet tek Geona. Pasi të kenë mbyllur këtë dy çështje, Marotta-Ausiolo do të përpiqen ti dhurojnë Contes të paktën një mbrojtës të ri. Opsioni i parë dhe i shpejtë edhe Matteo Darmian, një objektiv i vjetër, aktualisht pjesë e Parma. Opsioni i dytë është mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla. Futbollisti i Verona nuk është një emër i panjohur në shtëpinë zikaltër, e kërkojnë prej kohësh dhe pritet që të nisin sërish tratativat. Kumbulla mund të lihet në formë huazimi te Verona edhe për një tjetër sezon por mund të transferohet direkt, që në këtë merkato vere, nëse nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje më të mirë për qendrën e mbrojtjes. Lazio mbetet pengesa e vetme, një tjetër skuadër nga Serie A që prej kohësh ka kontaktuar zyrtarisht me Verona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan