Interi afër ta shes Gabigolin, rikthimi në Evropë ose transferimi rekord në Brazil

18 Tetor 2019

Gabriel Barbosa prej dy sezoneve po qëndron në Brazil si i huazuar.

Sulmuesi brazilian fillimisht ishte huazuar tek ish-skuadra e tij Santos, ndërsa së fundmi është pjesë e Flamengos.

23-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me Interin deri në vitin 2022 dhe duket tani se do të largohet përfundimisht nga zikaltërtit.

Forma e mirë që po kalon ai ku ka shënuar 24 gola e ka bërë pesë asistime në 29 ndeshje kanë bërë skuadrat evropiane të mendojnë për të.

Schalke 04 dhe Crystal Palace janë dy ekipet nga Evropa që janë gati të paguajnë shumën prej 22 milionë eurove të kërkuar nga Interi.

Gabriel Barbosa . (Photo by Buda Mendes/Getty Images)

Gabigol kthehet te Interi në janar kur skadon huazimi te Flamengo, por edhe klubi brazilian synon transferimin e tij.

Flamengo gjithashtu është gati të shpenzojë 22 milionë euro, shumë që do ta bënte Gabigolin futbollistin më të shtrenjtë të transferuar nga një skuadër braziliane.

Tani i mbetet lojtarit për të vendosur nëse do ta provojë edhe njëherë aventurën evropiane apo do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë i transferuar nga një klub brazilian. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan