Interi afër transferimit të Danilos

19 Prill 2019

Interi është afër të mbyll një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester Cityt, Danilo, këtë verë.

Mediumet italiane Sky Sport Italia dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se Nerazzurët kanë hapur bisedime me përfaqësuesit e ish-lojtarit të Real Madridit.

27-vjeçari u bashkua me Cityn në verën e vitit 2017 për 30 milionë euro dhe klubi nga Liga Premier do të donte të ri-marrte sa më shumë që mundet paratë e shpenzuara për të.

Lexo po ashtu: Danilo tregon krahasimin mes Guardiolas dhe Zidanes, por edhe mes Ligës Premier dhe La Ligas

Prandaj, një marrëveshje mes klubeve mund të gjendet në rajonin e 20-22 milionë eurove për brazilianin, i cili ende ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij.

Në të vërtetë, Gazzetta dello Sport pretendon se lojtari tashmë ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Interin me vlerë katër milionë euro në sezon.

Danilo nuk po luan rregullisht te City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Danilo kohëve të fundit e ka gjetur vetën poshtë preferencave të Pep Guardiolës, duke bërë vetëm 20 paraqitje këtë sezon.

Braziliani luan kryesisht si mbrojtës i djathtë, por ai gjithashtu mund të plotësojë edhe anën e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/

www.telegrafi.com