Interi arrin marrëveshje për Darmian

12 Gusht 2019

Interi e ka siguruar transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Matteo Darmian, i cili do t’u bashkohet zikaltërve në verën e ardhshme si transferim i lirë.

Sipas Rai Sport, Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me lojtarin, të cilit i skadon kontrata me Djajtë e Kuq në vitin 2020.

29-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një kthim në Itali, ndërsa i ka kaluar katër sezonet e fundit në Old Trafford.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Matteo Darmian

Ai pritej që t’i bashkohet Juventusit, por duket se ka vendosur të ribashkohet me ish-trajnerin e Italisë, Antonio Conte, i cili tash e drejton Interin.

Nerazzurrët kanë nevojë për lojtarë me aftësi që të luajnë në krahë në formacioni 3-5-2 dhe ish-futbollisti i Torinos i ka këto aftësi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com