Interi fillon bisedimet me Udinesen për De Paul

22 Nëntor 2019

Rodriguo De Paul mund të jetë përforcimi i parë i Interit në janar.

Mesfushori sulmues i Udineses, ka disa vite që kalon nëpër një formë shumë të mirë në Serie A.

Falë paraqitjeve të mira, De Paul është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Argjentinës.

Trajneri i Interit, Antonio Conte e vlerëson shumë futbollistin dhe ka kërkuar transferimin e tij.

Rodrigo De Paul. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Interit kanë filluar negociatat me Udinesen për afrimin e De Paul.

25-vjeçari vlerësohet rreth 35 milionë euro nga Udinese, derisa ai kërkohet edhe nga Milan, Roma e Fiorentina.

Besohet se Inter do ta ofrojë mbrojtësin Federico Di Marco si dhe 28 milionë euro për afrimin e argjentinasit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com