Interi gjen pasuesin e Handanovicit, Brazao pritet të zyrtarizohet si portier i ri

17 Janar 2019

Mediat italiane raportojnë se Interi ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me portierin e ri të Cruzeiros, Gabriel Brazao, i cili fillimisht do të huazohet te Chievo.

Nerazzurrët janë duke shikuar tash e sa kohë për një portieri të ri, i cili do të zëvendësonte 34-vjeçarin Samir Handanovic.

Gjatë muajve të fundit, klubi italian është lidhur me shumë emra portierësh, ndërsa sot (e enjte) raportohet se kanë arritur marrëveshje më një të tillë.

Lexo po ashtu: Inter kërkon shërbimet e Gabriel Brazaos

Bëhet fjalë për portierin e ri brazilian, Gabriel Brazao, i cili thuhet se do të transferohet te Interi.

Gabriel Brazao

Sipas mediumeve italian Calciomercato.it dhe Tuttosport, Interi ka arritur marrëveshje do të paguajë rreth tre milionë euro për Brazaon.

Megjithatë, Brazao do të dërgohet drejt Chievos në huazim, ngjashëm me marrëveshjen e tyre për Julio Cesar në vitin 2005.

Brazao ka fituar shumë çmime ekipore dhe individuale me ekipet e moshave të Brazilit

Faqja e internetit shton se mesfushori i Primaveras, Felice D’Amico, do të ndjekë 18-vjeçarin në Bentegodi si një ‘shpërblim’ për të bërë një vend jo-komunitar në dispozicion.

Brazao, i cili gjithashtu ishte i lidhur me Arsenalin, pritet të mbërrijë në Itali pas kampanjës së Brazilit në Kampionatin Amerikan-Jugor të U20, i cili fillon të enjten. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan