Interi i gatshëm ta kthejë Nainggolanin

26 Maj 2020

Mediat italiane raportojnë se Radja Nainggolan do të mirëpritet te Interi në sezonin e ardhshëm, pasi drejtori i Cagliarit, Marcello Carli, ka pranuar se qëndrimi i tij në Sardinia nuk varet prej tyre.

Mesfushori kishte kaluar te Nerazzurrët nga Roma në vitin 2018 për 35 milionë euro, ndërsa në marrëveshje ishte përfshirë edhe Nicolo Zaniolo.

Mirëpo, një vit më pas, ai u dërgua në huazim te Cagliari, ku nuk do të qëndrojë pas këtij sezoni.

Radja Nainggolan . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Sjellja e Nainggolanit ishte jashtë planeve tona të zakonshme, sepse e konsideruam si një lojtar spekakolar që mund të na ndihmojë që ta ngremë nivelin e përgjithshëm të skuadrës”.

“Besuam se me të, mund t’i kthenim paratë e shpenzuara dhe se prania e tij mund të përmirësonte lojtarët tjerë”.

“Nuk mund të themi nëse Radja do të jetë apo jo te Cagliari në sezonin e ardhshëm, sepse ai ka edhe dy vite kontratë me Interin dhe nuk varet nga ne”, ka deklaruar Carli për Sky Sport Italia.

Nainggolan në aksion me fanellën e Interit

Në ndërkohë, bëhet e ditur se Antonio Conte është i gatshëm që t’ia japë edhe një shans mesfushorit të sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan