Interi i ofron Icardit shtatë milionë euro në vit

10 Janar 2019

Interi njoftohet se i ka ofruar kapitenit Mauro Icardi një rrogë prej shtatë milionë eurosh, por është ende poshtë kërkesave të gruas dhe agjentes së tij Wanda Nara.

Interi dhe kapiteni Icardi janë ende në larg një marrëveshje rinovimi të kontratës.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Interi do të takohet me agjent-gruan e Icardit, Wanda Nara, për të sqaruar qëndrimin e sulmuesit në këtë çështje.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Mauro Icardit

Gazeta shpjegon se Nerazzurrët kanë vënë tashmë një ofertë prej shtatë milionë euro në sezon për yllin e tyre.

Drejtuesit e Interit nuk duan të lejojnë largimin e Icardit (Foto: Getty Images)

Në këtë ofertë thuhet se përfshihet edhe klauzola e lirimit të tij drejt ekipeve jashtë Italisë, për një shumë më të madhe se e tanishmja prej 110 milionë euro.

Propozimi do të shikonte kapitenin e klubit të fitonte pothuajse dyfishin e pagës së tij të tanishme që peshon katër milionë e gjysmë.

Lexo po ashtu: Gruaja e Icardit i konfirmon zërat për mos rinovimin e kontratës: Jemi shumë larg me Interin, katër klube e duan

La Gazzetta paralajmëron përplasje me kërkesën e Naras e cila thuhet se është fikse prej nëntë milionë eurosh në sezon.

Kjo vjen pasi ajo zbuloi se rinovimi është ende larg dhe TyC Sports pretendon se Icardi nuk do të nënshkruaj një kontratë të re. /Telegrafi/

www.telegrafi.com