Interi me rekord përfitime nga shitja e biletave për ndeshjen me Barcelonën

09 Dhjetor 2019

Në Milano mezi po e presin sfidën kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Antonio Contes i pret kampionët e Spanjës nesër në “San Siro” dhe alternativa e vetme është fitorja.

Për fatin e mirë të zikaltërve mysafirët janë kualifikuar dhe nuk do të paraqiten me ekipin më të mirë në këtë përballje, ku mungesa më e rëndësishme është e Lionel Messit.

Fansat e Interit (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Biletat e vendasve janë shitur shumë shpejtë, ku rreth 72 mijë tifozë do të jenë të pranishëm nesër në stadium.

Corriere dello Sport shkruan se kryesuesit e Serie A kanë përfituar rreth 8 milionë euro nga shitja e biletave.

Të ardhura janë rekord absolut në Itali, pasi edhe rekordin e mëpërshëm e mbante Interi që e kishte vendosur në ndeshje me Juventusin këtë vit, ku fituan 6.5 milionë euro, por humbën 2-1.

Inter (Photo by Alex Burstow/Getty Images)

Një sektor ka mbetur i zbrazët, ai i tifozëve të Barcelonës, pasi nuk ka shumë interesim nga ta sepse katalunasit e kanë siguruar kalimin tutje.  /Telegrafi/

www.telegrafi.com