Interi mendon për të ardhmen, zikaltërit firmosin me një sulmues 19-vjeçar

16 Shtator 2020

Interi ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me Darian Males nga Luzerna një kontratë 5-vjeçare. Sulmuesi zvicerian me origjinë serbe i është bashkuar zikaltërve këtë verë, por me shumë mundësi do të huazohet tek Xhenoa.

19-vjeçari i kushtoi Interit 4 milionë euro. Males luajti 19 ndeshje në kampionatin zvicerian ku shënoi 1 gol dhe dha 4 asiste.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com