Interi ndaj Barcelonës pothuajse e shënoi një nga golat më të bukur në histori të klubit – aksion ishte artë i futbollit

03 Tetor 2019

Interi bëri nja aksion të mahnitshëm me 12 pasime ndaj Barcelonës në Nou Camp, që për fat të keq nuk përfundoi me gol.

Nerazzurrët ishin duke fituar 1-0 në pjesën e parë pas golit të Lautaro Martinez, por humbën 2-1 me dy gola të Luis Suarez.

Skuadra e Antonio Conte me të vërtetë bëri lojë të mirë ndaj Barcas dhe nuk kishin frikë të luanin edhe në metrat e fundit me pasime.

Një gjë e tillë ndodhi në minutën e 39-të, kur Interi bëri nj aksion shumë të bukur.

Positional discipline, trust in your teammates ability, composure, technique, movement. This Inter Milan build up play versus Barcelona tonight was only missing the finish! pic.twitter.com/k9gGvTuBzb

— Keepitonthedeck (@Keepitonthedeck) October 3, 2019

Aksioni nisi nga këmbët e Samir Handanovic, ndërsa ekipi bëri 14 pasime në një aksion që nisi nga ana e djathtë dhe u mbyll në anën e majtë me një goditje të Stefano Sensi që përfundoi mbi portë.

Ky aksion po konsiderohet si ndër më të mirët deri më tani dhe fati i keq i Interit që nuk u mbyll me gol, pasi do të ishte sigurisht një prej golave më të mriz në histori të këtij klubi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com