Interi nis përpjekjet për transferimin e Kantes, por problem mbetet çmimi i francezit

13 Korrik 2020

Interi është duke synuar të ndërtojë një skuadër të fuqishme për edicionin e ardhshëm. Nerazzurët kanë bërë goditjen e parë në tregun e transferimeve që ishte Achraf Hakimi nga Real Madrid.

Gjithsesi objektivi i drejtuesve zikaltër është që të transferojnë emra tjerë të mëdhenj në Giuzeppe Meazza.

Mesfushori francez, N’Golo Kante, është dëshira e trajnerit Antonio Conte për repartin e mesfushës.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Chelsea po konsideron shitjen e Kantes dhe Conte kërkon afrimin e francezit te Interi, për t’u ribashkuar me të, pasi dyshja kishin punuar së bashku edhe te Blutë.

Lexo po ashtu: Conte e do Kanten dhe dy yje tjera te Interi

Gjithsesi Interi nuk do ta ketë fare të lehtë për të nënshkruar me mesfushorin, pasi çmimi i tij është i lartë, por edhe gara për lojtarin është e madhe.

29-vjeçari kërkohet nga skuadrat franceze si PSG, Monaco e Marseille, ndërsa në Spanjë, Real Madridi është favoriti për të nënshkruar me të.

Klubi londinez që po mendon shitjen e Kantes, do ta lejonte largimin e tij vetëm nëse vjen një ofertë mbi 70 milionë euro për mesfushorin defensiv. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com