Interi refuzon shkëmbimin e Espositos me Dzekon

11 Gusht 2019

Inter thuhet se kanë refuzuar kërkesën e Romës për të shkëmbyer Edin Dzeko me sulmuesin e talentuar, Sebastiano Esposito.

NerazzurĂ«t janĂ« shumĂ« afĂ«r t’i marrin shĂ«rbimet e sulmuesit boshnjak, qĂ« shihet si njĂ« rezervĂ« pĂ«r Romelu Lukakun, por tĂ« dy klubet nuk kanĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« arrijnĂ« marrĂ«veshje pĂ«r shumĂ«n e transferimit.

Sipas Corriere della Sera, Dzeko do të ishte transferuar te Interi qysh në fillim të këtij afati nëse do ta linin Esposito të lëvizte në anën tjetër.

Sebastiano Esposito (Foto Giuseppe Bellini/Getty Images /Guliver)

Lojtari 17-vjeçar, sipas gazetës, vlerësohet nga zyrtarët e klubit si lojtari më premtues që do të vijë që nga koha e Mario Balotellit.

Ai ka zhvilluar disa ndeshje parasezonale , duke përfituar nga mungesa e opsioneve në fazën e sulmit, derisa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Lexo po ashtu: Edin Dzeko afër kalimit te Interi

Inter duket se e kanë mësuar mësimin e tyre që nga vera e kaluar, kur ata sollën në Radja Nainggolan në shkëmbim të Nicolo Zaniolos.

Ndërsa Nainggolan tashmë është larguarnga Giuseppe Meazza, Zaniolo po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse te Giallorossët. /Telegrafi/

www.telegrafi.com