Interi shumë afër nënshkrimit me mesfushorin e Barcelonës

Interi shumë afër nënshkrimit me mesfushorin e Barcelonës

Interi është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me mesfushorin e Barcelonës, Rafinha. Zikaltrit i kanë kërkuar katalanasve huazimin e lojtarit me opsionin për ta blerë 20 milioë euro, plus 3 mln euro bonuse.

Marrëveshja do të zyrtarizohet kur mesfushori të kalojë me sukses vizitat mjekësore, pasi braziliani nuk ka luajtur që nga prilli i 2017 për shkak të një sërë lëndimesh.

Sipas “Sky Sport Italia” këtë mbrëmje, një propozim zyrtar është dërguar në Barcelonë për të nënshkruar me atë, me formulën e huazimit pa pagesë me një opsion për ta blerë për 20 milionë euro, plus 3 mln euro bonuse në varësi të performancës së tij.

Një përgjigje pritet këtë mbrëmje nga katalanasit dhe Rafinha mund të udhëtojë për të kryer testet mjekësore të premten.

Nga ana tjetër, Alfredo Pedulla i “Sportitalia” pretendon, se opsioni për ta blerë mesfushorin do të ishte me vlerë vetëm 17-20 milionë euro.