Interi synon të blejë mesfushorin e Barcelonës, por ka një problem financiar

Interi dëshiron që të firmosë me Rafinha Alcantara-n, lojtar që është shumë i lumtur te zikaltërit dhe që po bën një performancë të shkëlqyer duke treguar se është një nga lojtarët më të mirë që ka në dispozicion Luciano Spalletti. Por nga ana tjetër, klubi italian e kupton se vlera e rënë dakord me klubin e Barcelona-s në atë kohë, për shitje-blerjen 35 milionë euro plus një bonus prej pesë milion euro, është një ekzagjerim i vërtetë dhe ata do të përpiqen që të ulin vlerën në ditët në vijim.

Inter beson se 25 vjeçari, më i riu i vëllezërve Alcantara, ka një karrierë interesante përpara, por ekonomia e tyre nuk e lejon atë për të përmbushur investimin, prandaj duan të reduktojnë sa më shumë të jetë e mundur marrëveshjen e nënshkruar me klubin e Barça-s, në teori, ata ishin të detyruar që të afronin brazilianin.

Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, miku personal i Ariedo Braida, konsulenti ndërkombëtar i Barcelonës, mban kontakte të vazhdueshme me klubin katalanas dhe ditën tjetër do të bëjnë një takim për të parë se cila do të jetë e ardhmja e Rafinha-s.

Interi dëshiron të pohojë se vetë lojtari duket mirë për të vazhduar në San Siro, ku ai ka luajtur një rol udhëheqës në këtë sezon. Në të vërtetë, basti i tij për të lënë Barça-n ishte të përpiqej të bindte Tite-n, trajnerin e Brazilit, që ta llogarisë atë për Botërorin e Rusisë që do të zhvillohet në verë.

Piero Ausilio gjithashtu dëshiron të përfitojë nga fakti se Interi nuk është në dijeni se Rafinha ka oferta të tjera apo nëse te Barça ka pasur të interesuar nga klubet e tjera. Ata duan që të jepet një “çmim i drejtë” për Rafinha-n për shkak se ata janë të interesuar, por pa bërë çmendurira ose të paguajnë 35 milionë siç kanë rënë dakord në janar plus bonusin nëse zikaltërit kualifikohen për në  Champions League. Aktualisht skuadra e Luciano Spalletti është e pesta në tabelë, një pikë prapa Lazio-s dhe Roma-s, dy klubet e kryeqytetit italian. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan