Interi takohet të premten me agjentin e Icardit për rinovimin e kontratës

17 Janar 2019

Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, njoftohet se do të takohet nesër (e premte) me drejtuesit e Interit për bisedime rreth kontratës së re.

Javëve të fundit ka pasur shumë thashetheme dhe deklarata nga akterë të ndryshëm rreth rinovimit të kontratës.

Gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara ka deklaruar se drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm të ofrojnë kushtet që sulmuesi argjentinas kërkon dhe mund të ndodh largimi.

Lexo po ashtu: Gruaja e Icardit i konfirmon zërat për mos rinovimin e kontratës: Jemi shumë larg me Interin, katër klube e duan

Në anën tjetër, drejtuesit e Nerazzurrëve vazhdimisht kanë raportuar se rinovimi i kontratës do të ndodh dhe tifozët nuk duhet të shqetësohen.

Drejtuesit e klubit synojnë ta blindojnë kapitenin Icardi (Getty Images)

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, të dy palët do të takohen përfundimisht ballë për ballë të premten për të folur lidhur me rinovimin e Icardit.

Megjithëse sulmuesi ka të mbetura edhe dy vjet e gjysmë në marrëveshjen e tij të tanishme, klauzola e lirimit prej 110 milionësh eurosh i lë Nerazzurrët të pambrojtur ndaj humbjes së kapitenit të tyre.

Lexo po ashtu: Marotta qetëson tifozët rreth rinovimit të Icardit: Të dy palët dëshirojnë të vazhdojnë së bashku Lexo po ashtu: Moratti: Icardi ka të drejtë të kërkojë rritje të pagës, klubi ka strategji për ta mbajtur atë  

Për më tepër, Nara e ka bërë të qartë se burri i saj kërkon rritje të ndjeshme page, e cila synohet të jetë nëntë milionë euro.

Në anën tjetër, drejtuesit e Interit janë shprehur të gatshëm të ofrojnë deri në 7.5 milionë euro në vit dhe gjatë ditës së nesërme pritet të ketë të reja tjera në lidhje me këtë çështje. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan