Interi u jep leje lojtarëve jo-italianë të largohen nga Italia shkaku i coronavirusit

25 Mars 2020

Interi vendosi të përfundojë karantinën e lojtarëve të tyre të hënën dhe të gjithë anëtarëve të skuadrës jo-italiane u është dhënë leja të largohen nga vendi.

I pari që u kthye në shtëpi ishte Marcelo Brozovic, i cili shkoi në Zagreb, vendi ku pësuan një tërmet që shkaktoi dëme të rënda dhe mbi 250 lëndime.

Samir Handanovic është rikthyer gjithashtu në vendlindjen e tij, Slloveni, ndërsa Diego Godin dhe Matias Vecino pritet të udhëtojnë në Uruguai.

Lexo po ashtu: Lojtarët e Interit dalin nga vetizolimi, asnjë nuk ka pasur simptoma të COVID-19

Interi nuk po planifikon të kthehet në stërvitje për momentin dhe u kanë dhënë lojtarëve të tyre udhëzime për stërvitje individuale në shtëpi.

Ndërkohë, Juventusi do të përfundojë karantinën e tyre sot (e mërkurë), por izolimi i lojtarëve të tyre do të vazhdojë.

Lexo po ashtu: Ish-presidenti legjendar i Interit, Moratti dhuron 1 milion euro për luftën kundër coronavirusit

Fakti që portieri i Atalantas, Marco Sportiello rezultoi pozitiv këtë javë, është gjithçka përveçse inkurajuese për sa i përket një ndalese të mundshme të shpërthimit të coronavirusit.

Edhe pse situata nuk është ende nën kontroll, Napoli dhe Lazio kanë shprehur dëshirën për t’u rikthyer së shpejti në stërvitje. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com