Interi vihet pas Hakimit, por transferimi i tij duket i vështirë

19 Maj 2020

Inter po kërkon që të marr në huazim anësorin e Real Madridit, Achraf Hakimi.

Hakimi ka gjetur vazhdimësi në huazimin e tij te Borussia Dortmund këtë edicion dhe ka shfaqur aftësitë e tij edhe në Ligën e Kampionëve ku ka shënuar katër gola në tetë ndeshje.

Paraqitjet e mbrojtësit të djathtë, sipas La Gazzetta dello Sport, kanë bërë që Interi të kërkojë të futet në negociata me Los Blancos për ta huazuar.

Sidoqoftë, Juventusi e kërkon mbrojtësin që ta blejëë përfundimisht dhe këtu duket në përparësi.

Ai vlerësohet 50 milionë euro nga Real Madridi, ndërsa këtë vit ka shumë edhe në Bundesligë me  tre gola dhe 10 asistime në 26 ndeshjet.

Nerazzurrit duan ta sjellim atë në San Siro, por gazeta pretendon se kjo rrugë mund të jetë shumë e ndërlikuar për gjigantët italianë.

Achraf Hakimi . (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)

Victor Moses në anën tjetër pritet të largohet pasi Beppe Marotta nuk është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com