Intervista e plotë e Ronaldos: Lot, emocione, të qeshura dhe shumë të pazbuluara për jetën e portugezit

18 Shtator 2019

Legjenda e futbollit, Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për jetën e tij private dhe karrierën e tij në futboll.

Ylli portugez vendosi mbrëmë që të tregohet i hapur për gjërat rreth familjes, karrierës dhe disa gjëra kontroverse që nuk i kemi ditur për të.

Pesë herë fituesi i Topit të artë ishte i ulur përballe Pier Morganit, derisa rrëfente për jetën dhe karrierën e tij.

Në ato momente kishte të qeshura, lot dhe emocione, të cilat deri më sot nuk i kemi parë të asnjë futbollist apo ish-futbollist.

1= Akuzat për përdhunim e lanë Ronaldon të turpëruar

Modelja amerikane, Kathryn Mayorga, e kishte akuzuar superyllin portugez se e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009, gjë të cilën e ka hedhur poshtë futbollisti.

Autoritetet amerikane në muajin e kaluar deklaruan se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur padi kundër 34-vjeçarit.

Futbollisti ka thënë se akuzat për përdhunim e kishin bërë të ndihej i turpëruar para të dashurës dhe fëmijëve. “Të bën të ndihesh shumë keq”, ishte deklarata e tij duke iu referuar akuzave.

“Një ditë po qëndroja në shtëpi në dhomën e ditës me të dashurën time dhe pastaj nisën lajmet që flisnin shumëçka për Cristiano Ronaldon”.

“I dëgjoja fëmijët duke zbritur shkallëve dhe e ndërron kanalin, sepse isha i turpëruar, ndjehesha i turpëruar”, ka thënë Ronaldo në intervistën e emisionit të ITV.

2= Ronaldo flet me lot në sy për babain e tij që nuk arriti t’i shihet sukseset

Babai i tij, Jose Dinis Aveiro, ndërroi jetë në vitin 2005 si pasojë e sëmundjes së mëlçisë, kur Ronaldo ishte 20 vjeçar, dy vite pasi kishte shkuar te Manchester Unitedi.

Ndërsa në një intervistë që e ka dhënë ditë më parë për emisionin e Piers Morgan, 34-vjeçari kishte shpërthyer në lot kur i është treguar një video e babait të ndjerë teksa fliste me krenari për të.

Jose Dinis Aveiro ishte detyruar të bënte shërbimin ushtarak dhe kishte marrë pjesë në një luftë për të parandaluar Angolën që të pavarësohej nga Portugalia.

Ishte një luftë që u humb, ndërsa ai dhe bashkëluftëtarët e tij kishin përjetuar momente shumë të vështira. Kushtet e jetesës ishin shumë të rënda, derisa ushtarët kishin mbetur të uritur kur furnizimet kishin mbërritur të kalbura.

Akoma më keq, në kamp ishin përhapur sëmundje infektive, saqë shumë ushtarë mbetën të shtrirë në krevate duke vuajtur nga malaria, dridhjet, temperatura – që i kishte lënë të palëvizshëm për disa javë.

Meqenëse uji nga lumi pranë nuk ishte i pijshëm, ata kishin jetuar duke pirë një birrë të Angolës, sepse ishte aq nxehtë, saqë etja ishte e papërballueshme.

Të gjitha këto, ndikuan shumë në gjendjen fizike dhe mendore të Aveiros, i cili u kthye në shtëpi i rrënuar pasi kishte shërbyer për atdheun.

Pasi qëndroi për 13 muaj në Afrikë, ku kishte luftuar edhe në Mozambik, Aveiro u kthye në një Portugali që kishte ndryshuar. Duke qenë se vendi kishte shpenzuar shumë para në luftë, kishte pësuar një rënie të madhe ekonomike.

Në Madeira nuk kishte punë, ndërsa babi i Ronaldos ishte i varfër, teksa miqtë i blinin birra nëpër kafene, pasi e respektonin për faktin që kishte qenë në luftë.

3= Momenti kur kishte tentuar ta fshihet identitetin e tij në diskotekë

Lojtari 34-vjeçar ka zbuluar se vite më parë e kishte natën e tij më të mirë në jetë në një klub nate në Portugali

“Në natën e Vitit të Ri kisha vendosur që me shokun tij Rickyn të shkonim në një klub nate, mirëpo mos të zbuloheshim se kush ishim dhe të flisnim vetëm anglisht”, ka thënë Ronaldo.

“Unë flisja portugalisht me Rickyn kur ishim afër, mirëpo një djalosh aty afër na kishte dëgjuar dhe menjëherë i tregoi të gjithë diskotekës së unë isha aty, por ajo ishte nata më e mirë në jetën time”, ka zbuluar më tej portugezi.

4= Ronaldo dëshiron të martohet me Georgina Rodriguezin

Cristiano Ronaldo ka shpalosur planet për martesë me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Futbollisti 34-vjeçar dhe 25-vjeçarja, kanë filluar të takohen qysh nga viti 2016 dhe ylli i Juventusit thotë se është ëndrra e të ëmës që të martohet me Georginan.

Duke folur me Piers Morgan, ai tha: “Ajo më ka ndihmuar shumë. Natyrisht unë jam i dashuruar me të. Ne do martohemi një ditë, është ëndrra e nënës time”.

5= Takimi i çuditshëm me Georginan

Çifti u takuan për herë të parë kur zeshkania po punonte si asistente e shitjes në një dyqan “Gucci” në Spanjë, para se të takoheshin sërish në një ngjarje të këtij brendi.

Derisa flet për atëkohë, ajo e përshkruan: “Ishte sikur të dy po flisnim të relaksuar, jashtë punës time. Ishte dashuri në shikim të parë nga ana e të dyve”.

6= A është pasuria e Ronaldos gjysmë miliardi euro

Ronaldo është shprehur shumë i sinqertë në intervistën me Piers Morgan, duke thënë se pasuria e tij ndoshta kalon edhe mbi gjysmë miliardi euro.

“Mendoj se po, shpresoj ashtu. Mendoj se ndoshta kjo shumë është e madhe”, ka thënë ai duke qeshur.

“Nuk jam shumë i sigurt, por mund të them se kam shumë para në bankë”

Më pas është pyetur se sa vetura i ka në dispozicion. Ai tha 17 makina.

Në koleksion përfshihen vetura si, Bugattit, Ferrarit, dy McLarens dhe dy Rolls-Royce. Nga këto Rolls-Royce është më e pëlqyera e tij.

7= Ronaldo nuk e lejon nënën e tij t’i shikojë ndeshjet pas bëhet nervoz

Ronaldo ka zbuluar se nëna e tij është bërë dy herë nervoz në momentin që ishte në stadium për t’i shikuar ndeshjet e tij dhe nuk e lejon më.

“Ajo bëhet nervoz, nuk mund ta kuptoj përse. Asaj tani i ndalohet t’i shikojë ndeshjet e mëdha. Unë dërgojë shoqërinë e saj në shtëpi që të përkujdesen për të dhe të dalin në shëtitje në momentin kur kam ndeshje”, ka shtuar më tej portugezi.

8= Gola më e mirë në karrierë nuk është më e mirë se seksi me Georginën

Në një intervistë të mëparshme, Ronaldo e përshkroi takimin e tyre në një dyqan “Gucci” si dashuri në shikim të parë.

Piers nuk humbi kohë dhe në mënyrë të befasishme pyeti lojtarin e Juventusit për kohën e tij në dhomën e gjumit.

Ai e pyeti nëse është kënaqësia më e madhe e seksit apo momenti kur shënoi golin ndaj skuadrës së tij aktuale në Ligën e Kampionëve, teksa Ronaldo nuk nguroi të përgjigjet duke thënë se e para i sjell kënaqësi më të madhe.

9= Si e zhvilloi rivaliteti me Lionel Messin atë si lojtarë

Ronaldo dhe Messi kanë qenë në krye të futbollit për më shumë se një dekadë, duke fituar 10 Topa të Artë radhazi së bashku, derisa Luka Modric të ndalonte dominimin e tyre vitin e kaluar.

Dyshja ishin gjithashtu kryesorët e La Ligës për gati një dekadë, me Ronaldon që luajti për Real Madrid midis 2009 dhe 2018 para se të bënte transferimin e tij te Juventus.

“Me të vërtetë e admiroj karrierën që ai ka pasur deri më tani, dhe nga ana e tij, ai tashmë ka thënë se ai kishte probleme kur u largova nga kampionati spanjoll, sepse është një rivalitet që ai e vlerëson”, ka thënë fillimisht Ronaldo për TVI.

“Është një rivalitet i mirë që ekziston në futboll, por kjo nuk bën përjashtim. Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alain Prost ishin rivalë të shkëlqyeshëm në Formula 1, e vetmja pikë e përbashkët midis të gjitha rivaliteteve të mëdha në sport është se ata janë të shëndetshëm”.

“Messi më bëri një lojtar më të mirë dhe anasjelltas”. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan