REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Intervista/ NBA, Goran Dragic mes Miami Heat, Sllovenisë dhe Doncic

25 Tetor 2017 20:50

Një muaj e gjysmë më parë, Sllovenia ishte në çatinë e Evropës. Një vend me vetëm dy milion banorë ishte në gjendje të imponojë lojën e vet për herë të parë në një Kampionat Evropian Basketbolli.

Goran Dragic, lojtari më i vlerësuar i turnout, që tashmë luan për Miami Heat në NBA  përpiqet të tregojë historinë mes një shakaje, një fakti dhe një krenarie ballkanike që vështirë se lihet mënjanë.

Presidenti Dragic - "Gjithçka ka ndodhur, është e pamendueshme", thotë 31-vjeçari nga Ljubljana. Për shembull, të dielën e kaluar Sllovenia votoi për Presidentin e ri dhe më shumë se disa tifozë ende duke festuar, vendosi emrin tim në fletën e votimit".

Dinastia Doncic - "Luka është i veçantë - thotë Dragic për Doncic, talentin e Real. Ne në Slloveni e prej kohësh, jemi të vetëdijshëm për aftësitë e tij, por edhe për ne ishte e pamendueshme në prag të Kampionatit Evropian që ai të mund të ishte aq vendimtar dhe të shfaqej në ato nivele. Kur fillova me ekipin kombëtar, një prej mentorëve të mi ishte babai i tij, Sasha, i cili kishte arritur në fund të karrierës".

 Doncic dhe SHBA - "Është një nga më të mirët në Evropë, nëse jo më i miri - tha Dragic, është e sigurt që do të hyjë në NBA vitin e ardhshëm. Petrovic? Dy lojtarë të ndryshëm, por shumë të ngjashëm me ndikimin që ata kanë në lojë. Një lojtar si Doncic është i destinuar të mbizotërojë edhe në këtë pjesë të botës."

Sllovenia perfekte - "Merita më e madhe është e trajnerit Kokoskov – shpjegon duke qëndruar serioz dhe i qetë - ka qenë në gjendje të krijojë dhe menaxhojë grupin. Finalja? Kam pasur dhimbje, mezi qëndroja në këmbë dhe bëra shumë mirë që qëndrova në pankinë në momentet decizive. Trajneri na mbante të qetë, ai besonte tek rotacionet dhe pjesa tjetër erdhi vetë".

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Basket/ Olta Xhaçka nderon 5 figura të shquara të Partizanit (foto)

18 Nëntor 2017 14:58

Mes entuziazmit dhe masivitetit u zhvillua në Parkun Olimpik të Tiranës, në sallën sportive “Fetih Borova”, një aktivitet kushtuar basketbollistëve më të mirë të Partizanit në 7 dekadat e fundit. Shumë figura të shquara të sportit dhe jo vetëm, ishin prezent në këtë ceremoni mjaft interesante.

Naim Pilku pas vdekjes, Njazi Lleshi, Qemal Shalsi, Muhamet Përmeti dhe Astrit Greva, u nderuan me çertifikatë mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes për kontributin e shquar që këto figura të mëdha të Partizanit kanë dhënë për këtë klub duke edukuar shumë breza, e njëkohësisht duke ngritur lartë emrin e madh të Partizanit.

Një aktivitet i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, nën kujdesin e veçantë të ministres Olta Xhaçka, e cila në fjalën e saj vlerësoi basketbollistët për kontributin e madh që kanë dhënë për këtë sport, duke edukuar e injektuar tek të rinjtë dashurinë për sportin, atdheunë, ku shumë prej tyre u bën kuadro në jetë.

“Jam shumë e re për të mbajtur mend këto personalitet, që kanë entuziazmuar mijëra tifozë në çdo vend të Shqipërisë. Sot janë bërë bashkë disa personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar. Janë ata që për 7 dekada kanë entuziazmuar me mijëra e mijëra sportdashës jo vetëm në sallat sportive në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Ti kujtojmë sa janë gjallë për ta marrë edhe ata kënaqësin e kontributit që kanë dhënë. Na rikujtojnë ato ditë të lavdishme që sporti kishte vite më parë, dhe duhet t’i ketë edhe sot. Sporti përcjell vetëm mesazhe pozitive, edhe sot na bashkoi në një aktivitet shumë interesant”, tha Xhaçka.

Aktiviteti nisi me një ndeshje basketbolli mes të rinjsh, më pas festa vazhdoi me një grup fëmijësh të asamblit që kërcyen një kolazh me këngë popullore qytetare tiranase.

Një legjendë e gjallë e Partizanit, Muhamet Përmeti u shpreh për eduasportin.com se është një kënaqësi e madhe për të, që nderohet me këtë çmim.

“Jam shumë i kënaqur, ndihem i vlerësuar për kontributin që kam dhënë. Sportisit të shkëlqyer si unë, Partizani ka patur shumë dhe uroj ta marrin edhe ata këtë çmim simbolik. Partizani ka qenë një ekip i shkëlqyer, në saj të kujdesit të Ministrisë së Mbrojtjes, shpresoj që sërish të jetë nën kujdesin e saj”, tha Përmeti.

Një tjetër figurë e shquar e Partizanit, Gazmend Çaçi, u shpreh se është gjithmonë i gatshëm për aktivitet të tilla. “Sporti është jetë, por mua personalisht nuk më pëlqen kur përfshihet politika. Ne çunat e basketbollit jemi gjithmonë të gatshëm të bashkohemi dhe të luajmë për të kujtuar ato momente që kemi kaluar në parket”.

Më pas aktiviteti kulmoi me një ndeshje 20 minutëshe mes ekipit të Partizanit dhe kombëtares shqiptare, e cila përfundoi me fitoren e “Demave” 29-26. Edhe pse të vjetër në moshë, nuk munguan koshat e bukur dhe nervat e lojës me Çaçin që hera herës kritikoi arbitrin e ndeshjes.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Tirana ia del në Ligën Ballkanike, shkëlqejnë Shima e Hysenagolli

7 Nëntor 2017 21:43

Tirana ka luajtur mbrëmjen e sotme sfidën për llogari të Ligës Ballkanike të basketbollit, ku ka mundur të fitojë me jo pak vështirësi ndaj Kumanovës. Klubi maqedonas në fund të takimit ushtroi presion dhe barazoi shifrat, teksa kishte të gjitha mundësitë të kthente takimin, por bardheblutë tregohen të vëmendshëm dhe mbyllin gjithçka me rezultatin 75-71.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 40-28 për djemtë bardheblu, ndërsa në pjesën e dytë Kumanova arrin që të afrohet dhe barazon rezultatin. Në sekondat e fundit falë koshave të Abdul, Tirana fitoi këtë takim. Shima dhe Hysenagolli shënuan përkatësisht 21 dhe 20 kosha, ndërsa përgatiten për sfidën e radhës kundër bullgarëve Levski Sofia.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Basket, tri basketbolliste nuk bashkohen me kombëtaren: Jemi në punë!

3 Nëntor 2017 15:04

Për një sportist, kënaqësia më e madhe në karrierë është kur merr ftesë nga ekipi kombëtar për të përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare, por në Shqipëri si çdo fushë tjetër e jetës edhe sporti ka shumë probleme. Madje përveç futbollit, sportet e tjera mbahen gjallë vetëm nga pasioni pasi pagat janë mizerabël dhe si rrjedhojë nuk ka sportistë profesionist.

Rasti më i fundit e vërteton më së miri këtë gjë, tre basketbolliste nuk kanë pranuar t’i bashkohen ekipit kombëtar pasi janë të angazhuara në punë. Gera Bujari, Dorina Mema dhe Igena Qypi, nuk do të jenë pjesë e kombëtares për eliminatoret e Europianit 2019. Arsye është e thjeshtë: janë në punë dhe federata i ka njoftuar me vonesë dhe pa shkresë zyrtare.

“Unë jam në punë e nuk mund ta ndërpres për asnjë çast atë, pasi më përjashtojnë pa një leje të arsyeshme. Kështu që, për të arsyetuar këtë gjë, më duhet një shkresë zyrtare nga ana e federatës ku të përcaktohen datat kur unë do të jem e grumbulluar, për të justifikuar mungesën time”, tha për “Panorama Sport” basketbollistja e Goga Basket, Igena Qypi. Për të njëjtat arsye, edhe dy basketbollistet e tjera nuk janë paraqitur”.

Ekipi është grumbulluar në Vlorë, ndërsa ndeshja e parë zyrtare do të zhvillohet në 11 nëntor kundër Rusisë në Tiranë. Ndërsa më 14 nëntor, ndeshja e radhës do të jetë në Hungari, dhe në shkurt të vitit tjetër, skuadra jonë do të luajë përsëri në Tiranë, kundër ekipit kombëtar të Lituanisë.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Dhunë në “Farie Hoti”, tifozët e Tiranës përleshen me ata të Partizanit

27 Tetor 2017 22:06

“Farie Hoti”, një impiant i lojërave me dorë, i cili përdoret më shpesh nga Sport Klub Tirana për të zhvilluar takimet që duhet të luhen në fushën e tyre. Megjithatë, jo pak herë në këtë impiant kanë ndodhur incidente nga më të ndryshmet mes tifozerive.

Derbi i kryeqytetit ka dhuruar jo vetëm spektakël, edhe këtë herë nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Në takimin e mbrëmjes së sotme gjithçka ka degjeneruar në dhunë. Pas zhvillimit të takimit tifozët bardheblu dhe ata të kuq janë përleshur me njëri-tjetrin, teksa është dashur ndërhyrja e forcave të shumta policore për të qetësuar disi situatën. Nga sa mësohet, edhe jashtë ambientit të pallatit të sportit ka pasur incidente, pasi lojtarët e Partizanit kanë kërkuar që tifozët të dalin jashtë për të vazhduar takimin.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment