Intervista ndryshe e Gattuso-s, nga Modriç te Robert De Niro

12 Tetor 2018
Intervista ndryshe e Gattuso-s, nga Modriç te Robert De Niro

Gennaro Gattuso ka dhënë një intervistë ndryshe i ftuar në episodin e fundit të “On the spot”. Trajneri i Milanit që ka fituar gjithçka në karrierë si futbollist u shprehu disa nga dëshirat e tij, ndërsa zbuloi disa nga lojtarët që ai vlerëson më shumë.

Me cilin lojtar do doje të luaje, nëse do të ishe ende futbollist?

“Ka shumë. Të gjithë thonë Ronaldo e Messi, por unë do doja të luaja në një skuadër me Modric. Ka një rol ndryshe, por më jep përshtypjen se është një lojtar i jashtëzakonshëm, mendërisht dhe në aspektin futbollistik”.

Kundër cilit lojtar do doje të luaje?

“Në kohën time kishte lojtarë përbindësha në mesfushë, e kam fjalën për emra si Davids, Wise apo Paul Ince në fillimet e mia. Le të themi që ishin lojtarë me shumë karakter. Ndërsa tani do më pëlqente të luaja kundër Pogba, edhe pse është dy herë më i madh se unë. Një tjetër është Matuidi, i cili duket se nuk do mbërrijë kurrë, por është një oktapod, rikuperon topa në mënyrë të frikshme”

Nëse do të luanin film për ty në “Hollywood”, kush do të dëshironte të ishte në rolin tënd ?

Mendoj se Robert De Niro. Kjo për mënyrën se si flet dhe për gjestet e tij. Gjithashtu edhe për fytyrën dhe fizikun.

Kolona zanore që përfaqson jetën tënde?

Mendoj se e ka shkruar Ligabue, me këngën “Una vita da mediano”.  Sa herë e dëgjoj gjej ato që kam bërë në vitet e mia. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.